Mall dhe nostalgji për vendlindjen, Zana rikthehet në Delvinë

schedule13:31 - 28 Maj, 2022

schedule 13:31 - 28 Maj, 2022

Zana Banaj rikthehet pas 58 vitesh në Delvinë në qytetin ku lindi.

“U ktheva në rrënjët e mia ku kam lindur dhe jam rritur”, shprehet e moshuara.

80 vjeçarja ka vendosur të jetojë këtu deri në fund të jetës. Ka mall dhe nostagji për çdo rrugicë dhe godinat e vjetra që kanë mbetur në këtë qytet.

“Kjo godinë përfaqëson nostalgji për kohën kur punoja. E  zgjodha vetë. Delvinë s’ma imponoi njeri. Kam një ndjesi që se shpjegoj dot me fjalë”, tha 80-vjeçarja.

Ajo  ka punuar për 30 vjet në kopsht dhe vazhdon të jetë e dashur me fëmijët.

80 vjeçar ja pasi përfundoi shëtitjen na fton në banesë për të na treguar më shumë rreth jetës së saj.

“Nga Delvina ika në 1964, qëndrova 30 vjet në Patos më pas në Tiranë. Më del gjumi natën e më vjen të shkruaj moj Delvinë si të lashë e si të gjeta, kështu u katandisën gjitha qytetet. Lashë një qytet të bukur, me kulturë, ka qenë një jetë e mrekullueshme, me mbrëmje me vallëzime. E gjithë Delvina ishte shtëpia ime edhe tani ta gjej të abandonuar. Por nuk jam penduar që u ktheva se dhe gurët e rrugëve më flasin”, pohon Zana.

Në Delvinë i kanë mbetur dy mikesha të vjetra po ka nisur të krijojë dhe shoqëri të re. Fqinjët e rinj i ka Holandezë.

Bleu shtëpi holandezi, këtu ballë për ballë këtu. Mëngjes për mëngjes më flet holandezi. Holandezët më ftuan në Ksamil.”

E moshuara lexon ende, madje dëshiron të zgjerojë njohuritë në gjuhë të huaj. Ka disa fjalorë që e ndihmojnë për të mësuar më shumë.

“Italisht-shqip ky se i kam të dyja vajzat andej. Këtë fjalorin anglisht e bleva për komshinjtë holandezë. Greqishten e di se e kam mësuar. Kur fle gjumë i marr lexoj dhe libra që ju marr shoqeve,” thotë e moshuara./abcnews.al/