Maliqi: Nuk ka shkelje për shkarkimin nga detyra të Metës

schedule10:13 - 9 Qershor, 2021

schedule 10:13 - 9 Qershor, 2021

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi doli në mbështetje të presidentit Ilir Meta para nisjes së seancës plenare ku pritet të votohet propozimi i socialistëve për shkarkimin e kreut të shtetit.

Maliqi tha se nuk ka shkelje për shkarkimin nga detyra të Metës duke e cilësuar atë si të vetmin njeri që ka mbrojtur votën e lirë.

“Nuk ka shkelje për shkarkimin nga detyra të Metës. Presidenti është i vetmi njeri që mbron votën e lirë. Edi Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve e mbron dhe një tjetër e sulmon. Ruçi kur ka qenë kryetar i grupit parlamentar”, u shpreh Maliqi për mediat. m.v/abcnews.al