Maliq/ Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi seksualisht të miturën

schedule10:07 - 18 Qershor, 2025

schedule 10:07 - 18 Qershor, 2025

Një 59 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare.

Sipas informacioneve, dyshohet se 59-vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer dhe më pas e ka prekur në vende intime.

E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 59-vjeçarin. Kanë qënë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes.

Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin ndërsa hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi rastin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!