Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, do të përballet në balotazh ne 2 prill me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviç. Ata u renditen te paret ne raundin e pare te votimit qw u zhvillua dje ne malin e Zi per zgjedhjet presidenciale. Asnjëri nga shtatë kandidatët në garë nuk ka arritur të fitojnë 50 për qind të votave. Sipas rezultateve te votimit te djeshem Gjykanovic ka marre 35, 3 % te votave dhe Millatoviç 29,2 %.
Gjykanovic eshte shprehur i kenqur me rezultatin. Ai tha se mbi 120 mije votat e fituara ne raundin e pare perbejne nje epersi ndaj kandidatit tjeter dhe nje baze te mire per te shkuar drejt fitores.
Ndersa Ish-ministri Millatovic, ekonomist pro-evropian nga lëvizja Evropa Tani, ka thënë se rezultati i tij përbën fitore në këto zgjedhje. “ Kjo është fitore për të gjithë ata që janë diskriminuar në 30 vjetët e fundit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga Mali i Zi, për ata që nuk ka pasur drejtësi”- u shpreh Millatovic pas daljes se rezultatit paraprak.
Gjukanovic ka shërbyer si president ose kryeministër i Malit të Zi, për 33 vjet.