Mali i Zi, sot votohet për rrëzimin e qeverisë

schedule13:21 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 13:21 - 13 Dhjetor, 2021

Në Malin e Zi këtë të hënë do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend ku do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiç.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë lryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë./acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!