Mali i Zi pranë anëtarësimit në BE, hap kapitullin e fundit të negociatave

schedule17:57 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:57 - 30 Qershor, 2020

Mali i Zi pas 8 vitesh negociatash vetëm një hap larg anëtarësimit në Union,  këtë të martë ka hapur dhe kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kapitulli i 8-të i bisedimeve i Malit të Zi ka të bëjë me politikat e konkurrencës, antitrustin, bashkimet dhe ndihmat shtetërore.

Nëse Mali i Zi anëtarësohet në BE, do të ishte vendi i 6-të ballkanik pas Greqisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë që do bëhej pjesë e Unionit.

Ndërkohë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor do të ishte shteti i dytë pas Kroacisë edhe pse ka hapur negociatat në data të njëjta me Serbinë./abcnews.al