Mali i Zi në BE? DW: Qeveria synon anëtarësimin në 2028-n

schedule15:51 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:51 - 10 Qershor, 2024

Me paketën e re të reformave të miratuar tani nga parlamenti i Malit të Zi, vendi i afrohet më shumë Brukselit.

Qeveria synon anëtarësimin në 2028-n, por çfarë do të thotë kjo për ekonominë e Malit të Zi?

Me shumicë të gjerë votash, parlamenti i i Malit të Zi miratoi një paketë të re ligjore për reformën në drejtësi dhe sigurimin e lirisë së medias. Për projektligjin e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit, Milojko Spajic votuan edhe shumica e përfaqësuesve të opozitës, sipas njoftimeve të mediave vendase.

Mali i Zi, një nga ekonomitë më të vogla, jo vetëm të Ballkanit, por edhe Europës është më pranë anëtarësimit, shkruan DW

Ky vend pret nga anëtarësimi një stimul te fuqishëm ekonomik, e pikërisht kjo shpresë i bën malazezët e gjithë vendet e Ballkanit t’i durojnë me stoicizëm zvarritjet e procesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!