Mali i Zi mbyll lokalet, kryetari i Tuzit: Vendim hakmarrës për vendosjen e flamurit shqiptar

schedule09:24 - 25 Shkurt, 2021

schedule 09:24 - 25 Shkurt, 2021

Qeveria e Malit të Zi në kuadër të masave kufizuese për përhapjen e Covid 19, ka mbyllur lokalet.

Pas këtij vendimi kryetari i Komunes Tuz, Nikë Gjeloshaj së bashku me banorë të Tuzit kanë bllokuar rrugën. Gjeloshaj në përballjen me policinë është shprehur se Tuzi ndodhet në zonën e gjelbërt dhe se vendimi është hakmarrje ndaj vendosjes se flamurit shqiptar dhe atij të Kosovës me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës.

Mediat vendase bëjnë me dije se kryetari i Tuzit Gjeloshaj ka thënë  se kjo është e orkestruar nga kryeministri Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç.

Ndërkohë ai u ka bërë thirrje dy zyrtarëve që të bisedojnë me to në lidhje me këtë situatë.e.su./abcnews.al