Mali i Zi ka dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme ndaj pandemisë. Në fillim të qershorit Mali i Zi do të hap kufijtë për disa vende, por jo edhe për Serbinë.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç ka thënë se kufiri hapet për vende që plotësojnë kriterin epidemiologjik e që në këtë moment janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Çekia, , Hungaria, Shqipëria e Greqia.
Në lidhje me këtë vendim për të mos hapur kufinjtë me Serbinë, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila ka thënë se qytetarët e Serbisë mund të shohin që nuk janë të dëshiruar në Mal të Zi.
Brnabiç ka theksuar se kufijtë e Serbisë nuk do të jenë mbyllur për banorët e Malit të Zi, por do të mbyllen për mafiozë nga Mali i Zi dhe klane kriminale.
“Do të vazhdojmë ende të sillemi me përgjegjësi dhe të flasim të vërtetën”, ka thënë Brnabiç, që vlerëson se vendimi i Mali të Zi nuk ka të bëjë me numrin e të prekurve./abcnews.al

