Mali i Zi: Kërkohet sërish procesi për dorëzimin e një mandatari për qeverinë e re

schedule16:22 - 17 Tetor, 2022

schedule 16:22 - 17 Tetor, 2022

Fronti Demokratik ka dorëzuar sot në Kuvend një propozim për ndryshimin e Kushtetutës , që detyron kreun e shtetit të mandatojë një emër tjetër për mandatar për krijimin e qeverisë, në rast të një dështimi për shpërndarjen e parlamentit pas votimit ne kuvend.

Shumica e vjetër parlamentare, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA pretendojnë se kreu i shtetit, Milo Gjukanoviç nuk ka vepruar në interesin e popullit dhe për këtë arsye ata kërkojnë të ndryshojnë një nen të kushtetutës.

Afatet për raundin e ri të konsultimeve llogariten nga dita kur Kuvendi nuk e miratoi propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit. Konsultimet duhet të kryhen brenda 15 ditëve.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk kalon ky ndryshim atëherë do të kërkojnë shkurtimin e mandatit të presidentit.

Vendi po përballet me një krizë të rëndë politike. Presidenti Gjukanoviç nuk pranoi propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re.

Gjukanoviç këmbënguli se Lekiç nuk kishte siguruar mbështetjen e duhur dhe zgjedhja e tij do të ishte në kundërshtim me kushtetutën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!