Në Mal të Zi u sekuestruan mbi 2 ton kanabis në një kamion me fruta perime që vinte nga Shqipëria. Deri tani është arrestuar shoferi shqiptar nga policia malazeze, ndërsa vijon bashkëpunimi mes dy vendeve për të zbuluar rrjetin. Gazetari investigativ Artan Hoxha ironizon sasinë e kapur në raport me atë që ai thotë se është kultivuar në vendin tonë këtë vit.
“Vetem 2 tone kanabis, te paketuar dhe ambalazhuar bukur, per treguan e pasur te Bashkimit Europian…S’ka mundesi!!! Do kete qene ndonje “miniparcele” me kanabis, e fshehur ne ndonje perrua te thelle malore!!
Ah se harrova, nuk kam mbaruar akoma me deklarimet, qe vazhdoj te jap ne prokurorite e rretheve, apo drejtorite e policise, ku kam denoncuar “miniparcela” me disa mijera rrenje kanabis. Pas Shkodres, Gjirokastres, Vlores dhe Beratit, kam dhe nja dy rrethe te tjera, per te shkuar me kembet e mia te deshmoje.
Pas aksioneve te policise greke dy jave me pare, kur u kapen 1.2 tone me kanabis ne Pelaponez dhe afro 130 kilograme me kanabis ne kufirin e gjelber shqiptaro-grek, ky 2 tonshi i kapur nje dite me pare, ne Mal te Zi, deshmon se nuk me paskan thirrur kot te deshmoje per narco-kulturen e sezonit pranvere-vjeshte 2020” shkruan Hoxha.