Paolo Maldini u ndal për mikrofonët e medieve italiane dhe foli për rinovimet e tre lojtarëve në fund të kontratave i dhe për Thoe Hernandez, ndoshta transferimi më i goditur i bërë nga ai si drejtor i Milanit.
“Zlatan? Ne jemi një nga skuadrat më të reja në Evropë, ekipi ka nevojë për një lider si ai. U përpoqëm të nënshkruajmë me të në vitin 2018, por ai ishte te LA Galaxy. Rinovimi? Ai na tha se do të varet nga trupi i tij. Por nëse ai vazhdon kështu nuk shoh arsye pse ai nuk mund të jetë përsëri me ne vitin tjetër.
Ne kemi tre lojtarë që mbyllin kontratën me në në fund të sezonit (Ibra, Calhanoglu, Donnarumma) dhe gjithashtu kemi kontrata që skadojnë në 2022. Por është praktikë normale, jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje.
Gjithmonë the se duhet të jenë të dy palët të lumtur për të gjetur një marrëveshje, lojtarët janë profesionistë dhe ata tani po mendojnë 100% për fushën. Shpresa është të gjejmë një marrëveshje së shpejti.
Para se ta takoja Theon, nuk doja të dija se çfarë mendonin të tjerët për të. U takova me të dhe më bëri përshtypje ndjeshmëria e tij. Luajti për Real Madrid, por ai po humbte kohe sepse nuk luante.
Pas atij takimi unë dhe klubi besuam verbërisht te ai. Unë i them se qëllimi i tij duhet të jetë të bëhet nja nga tre mbrojtësit e krahut më të mirë në botë dhe të arrijë kombëtaren e Francës”, u shpreh Maldini. /abcnews.al