Tashmë është gjithçka zyrtare. Paolo Maldini nuk do të jetë më përgjegjës i sektorit teknik te skuadra e Milanit por do të mbaj postin e drejtorit teknik. Marrëveshja mes palëve është konfirmuar nga vetë klubi Italian. Tashmë legjenda kuq e zi do të përgjegjësi të plotë për merkaton e skuadrës si dhe organizimin e përgatitjes së sezonit.
Administratori i deleguar kuqezi, Ivan Gazidis, shprehet:
“Jam shumë i lumtur që Maldini është në krye të zonës tonë sportive. Do të ndërtojmë një klub modern të formuar nga profesionistë. Do të ndjekim së bashku një projekt fitues dhe bindës ndaj na duhen energji dhe përkushtim. Jam i sigurtë se Maldini do të na ndihmojë me eksperiencën e tij. Ai do të jetë një pikë referimi për të gjithë pasi e njeh suksesin”, përfundon Gazidis.
Drejtuesit e Milanit kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të ekuilibruar për të ardhmen që të marrë pjesë rregullisht në ligën e kampionëve. Kuqezinjtë pritet të zhvillojnë një merkato intensive edhe pse buxheti është tejet i kufizuar./ABC News Albania 24/7