Zlatan Ibrahimovic po bën të ëndërrojnë shumë tifozë italianë. Suedezi pritet të rikthehet në Serie A në merkaton e janarit, teksa flitet për interesimin e Napolit, Milanit, Interit, Fiorentinës dhe Bolognës.
Paolo Maldini ka sqaruar për Sky zërat e mundësisë që 38-vjeçari të kthehet në Milanon kuqezi. Drejtori teknik i Milanit i “shkel syrin” Ibrës, teksa analizon edhe vështirësitë që mund të hasë në aspektin psikologjik.
“Ibra mund të jetë një ëndërr. Mendoj se në kokën e tij ekziston frika se mos nuk është më lojtari dominues që njohim të gjithë. Më ndodhte edhe mua shpeshherë diçka e tillë në vitet e fundit të karrierës. Nuk e di nëse mund ta pranojë pankinën, sinqerisht nuk e di”, përfundon Paolo Maldini. /abcnews.al