Maldini flet “pa doreza”, ikona e Milanit akuzon ashpër Cardinalen: Ata më kritikuan kur transferova Leao, Theo dhe Bennacer

schedule12:25 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 12:25 - 1 Dhjetor, 2023

Paolo Maldini, ikona e Milanit dhe një legjendë e futbollit botëror, ka dhënë një intervistë pa doreza për “La Repubblica” duke akuzuar ashpër Cardinale dhe duke zbuluar prapaskena nga shkarkimi i tij.

“Ai kërkonte që unë të fitoja Champions League, por kishte vendosur prej kohësh të më shkarkonte. Ai erdhi dhe më tha që unë dhe Massara jemi të shkarkuar duke u justifikuar se kishim raport të keq me Furlanin, ndërkohë që unë me të jam takuar vetëm një herë dhe kemi shkëmbyer katër mesazhe. Mu kërkua të ndërtoja një plan për të fituar Champions League. Unë e bëra këtë plan me Massara dhe me një mik konsulent, ia dërguam, por nuk morëm kurrë një përgjigje.”

Maldini u ndal edhe te transferimet, ku nuk e ka pasur të lehtë.

“Më gjykuan për transferimin e De Ketelaere. Kur solla në Milano Leao, Bennacer dhe Theo Hernandez, atyre nuk u pëlqyen si emra, si lojtarë, por sot ata janë më të mirët e ekipit.

Messi? Ishte i lirë pas Barcelonës, por mbeti vetëm një ide pasi Leonardo më tha që e kishte mbyllur marrëveshjen me PSG.

Pioli? Ai duhet falënderuar, por i kanë dhënë detyra të tjera që e bëjnë atë të jetë gjithnjë e më i vetmuar”, tha ndër të tjera Maldini./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!