Maldini: Berlusconi shkëmb, ia del! Merkato? Kemi disa opsione

schedule09:51 - 6 Shtator, 2020

schedule 09:51 - 6 Shtator, 2020

Paolo Maldini, tashmë në rolin e një drejtuesi te Milani, ka folur mbrëmjen e djeshme pas fitores kundër Monza me rezultatin 4-1. Në fushë ishte edhe i biri, Daniele, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes.

Për Sportmediaset, Paolo u ngacmua sërish për Bakayoko. Mesfushori i Chelsea raportohet se është shumë pranë Milanit dhe se ka një akord mes klubeve për huazimin e tij.  “Kemi shumë opsione.

Kemi vendosur një listë përparësish para se merkato të hapej, kështu që tani mund të vazhdojmë me qetësi. Nëse mund ta përmirësojmë skuadrën aktuale, atëherë do ta bëjmë”, shprehet Maldini.

Më pas ai foli edhe për Silvio Berlusconin, ish-presidentin legjendar të Milanit, i prekur me COVID-19. “I uroj presidentit shërim të shpejtë. Të gjithë e dinë se ai është shkëmb”. Sigurisht nuk mund të mos flasë edhe për Gallianin.

“Galliani ishte i zhgënjyer që nuk ishte prezente, pasi ekipet që ai do më shumë janë Milani dhe Monza. Kishim menduar të zhvillonim miqësore çdo vit, pastaj vendosëm që do të ishte më mirë të luanim direkt në Serie A, kur Monza të ngjitet aty”, mbyll Maldini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!