Paolo Maldini ka marrë një telefonatë nga Carlo Ancelotti menjëherë pas shortit për çerekfinalet e Champions League.
“Legjenda” e futbollit italian dhe drejtori aktual teknik i Milanit ka folur për “La Reppublica”.
“Menjëherë pas shortit më thirri: “Paolo Shihemi në Stamboll, mirë?”, më tha”, tha Maldini, duke kujtuar finalen që Milani humbi nga Liverpool në Turqi.
Për mundësinë që Milani të takohet me Real Madridin në finale, Maldini shtoi: “Nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se historia e klubit na jep mundësinë të besojmë në të. Kjo ka ndodhur në të kaluarën. Ne e kemi këtë mundësi dhe duam ta shfrytëzojmë”, kanë qenë fjalët e drejtorit teknik të “Rosonerëve”. /G.D abcnews.al/