Një krim brenda familjes ka ndodhur në malin e Zi ku një 50 vjeçar ka vrarë bashkëshorten, veten dhe ka lënduar me thikë dhe vajzën e tij 15 vjeçare,
Mediat në Malin e Zi bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Petnjicë rreth orës 23:00.
“Dyshohet se A.SH. 50 vjeç në banesën e tij, me objekt të mprehtë i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes E.SH. 36 vjeç, e cila më pas ndërroi jetë. Ai ka lënduar edhe vajzën e tij, A.SH. 15 vjeç, e cili ka dëmtime të rënda trupore”, thuhet në njoftim e policisë malazeze.
Ndër të tjera policia bën me dije se 50 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas ka kryer edhe vetëvrasje. Trupi i pajetë i tij është gjetur nga policia rreth orës 00.30.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al