Malaj: Ministria fokusin duhet ta ketë te matura, provimet të shtrihen në një fashë ditësh

schedule18:41 - 7 Maj, 2020

schedule 18:41 - 7 Maj, 2020

Ish zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj është në një intervistë  për Abc News është shprehur se Ministria e Arsimit vendimi më i mirë që mund të bëjë në këtë situatë pandemie është që të konsultohet me ministrinë përgjegjëse për këtë situatë, atë të Shëndetsisë dhe të japë detaje në lidhje me faktin se kur është më e arsyeshme zhvillimi i zgjedhjeve në universitete.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e rëndësishme se duke qenë se deri me 24 qershor vendi është në gjendje të jashtëzakonshme nuk ka logjikë që të zhvillohen zgjedhjet dhe të krijohen grumbullime.

Ne jemi një shtet që duhet të funksiojmë me ligje dhe deri me 24 qershor është në fuqi ligji për gjendjen e jashtëzakonshme të pandemisë dhe aty bëhet e qartë se të gjithë grumbullimet nuk lejohen. Nuk është vendimarrja e ministrisë për zgjedhjet, ajo ka të drejtë vetëm për situatën aktuale që të bëjë konsultë për ministrinë e Shëndetsisë për të bërë dhe një konsultë në mënyrë që tu japë shansin universiteteve që pas një muaji të zhvillojnë dhe procesin e zgjedhjeve”.

Malaj në fjalën e saj për Abc News është shprehur se jemi në një situatë për mbylljen e vitit akademik që është shumë i rëndësishëm për famiiljet dhe për studentët, ndaj dhe vëmendja e ministrisë duket të jetë e përqëndruar më shumë te matura.

Zv ministrja gjithashtu ka ngritur katër nga shqetësimet kryesore që ajo mendon se ministria duhet të marrë parasysh, duke theksuar se duke qenë se provimi është me alternativa është e mirë që të shtrihet në fasha ditore.

“Jemi në momentin kur maturantët do të përballen me mbylljen e vitit arsimor dhe unë jam me ministrinë në këtë situatë për të parë se si cilët janë lëndët ku ka nevojë për konsultime dhe gjithashtu provimi i maturës është thjeshtëzuar dhe me të drejtë.

Katër shqetësimet kryesore dhe që dua të pyes ministrinë për mua janë:

Për të parë se si do të procedohet

Për të qartësuar maturantët se si do të veprojnë

Si do të realizohet transporti i yre pasi shumë maturantë i kemi dhe nga fshatrat si do të lëvizin këto maturantë.

Kemi zona të gjelbërta dhe zona të kontaminuara dhe një pjesë e mësuesve janë marrë nga një qytetet në tjetrin dhe do të karantinohen më pas këto?

Janë një sërë pyetjesh që lindin dhe në një moment që ne të cilët u mbyllëm për të mbrojtur jetën pse të mos shtrihet dhe në një fashë ditësh provimet e maturantëve të cilët do të jenë me alternativa”, është shprehur Malaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!