Malago: Ndihem i turpëruar, ju tregoj ç’më bënë presidentët e Serie A

schedule10:34 - 11 Mars, 2020

schedule 10:34 - 11 Mars, 2020

Debate të shumta në Itali ka pasur për ndalimin e futbollit. Gjithsesi në fund u vendos që deri më 3 prill të mos ketë më ndeshje. Presidenti i CONI, Giovanni Malago, është shprehur se ndonjëherë ndihet i turpëruar që merret me sport. Ndër të tjera, në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ai thekson se ka gjerë më të rëndësishme se futbolli.

“Të mësuarit me mungesën e sportit është një problem për shumë njerëz, por nuk krahasohet me atë që po përjetojmë. Ne thuajse ndihemi të turpëruar që merremi me këto gjëra. Tani ka emergjenca të tjera, të tjera probleme, situata ta tjera dhe të gjitha udhëzimet që mund të ndihmojnë në parandalimin e virusit duhen ndjekur”, shprehet Malago.

Shefi i CONI vijon të flasë: Sigurisht ne mund t’i ndihmojmë njerëzit të jetojnë më mirë gjatë kësaj periudhe. Po mendoj, për shembull, për një fushatë që t’i ftojë njerëzit të merren me aktivitet fizik në shtëpitë e tyre”.

 

SERIE A – Presidentët e klubeve elitare në Itali kanë pasur qëndrime të ndryshme dhe Malago tregon se çfarë i ka ndodhur të dielën me ta. “Nuk dua të nis të flas për Serie A sërish. Mund t’ju them që ndodhi të dielën, kur m’u desh të ngarkoja tre herë telefonin për t’ju përgjigjur të gjithë presidentëve të klubeve.

Çfarë do të bëjmë, a do ndalojmë? Ka sporte, shikoni volejbollin, që ndaloi për femrat dhe meshkujt, ose të tjera që bënë zgjedhje të ndryshme, sipas kategorive. U thashë: ‘Zotërinj, kjo nuk është e mundur’. Ka vetëm një zgjidhje për t’u bërë dhe duhet ta bëjmë së bashku”.

“A do ndihmojë kjo për të bërë ndryshimin? Sigurisht, situata do ndryshojë. Kjo do të provokojë ndërgjegjen e njerëzve, që ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”, përfundon presidenti i CONI, Giovanni Malago. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!