Mala: Tiranës do i hiqja Ngoo, ju tregoj kush e vendos derbin

schedule13:13 - 28 Shtator, 2019

schedule 13:13 - 28 Shtator, 2019

Esat Mala e ka provuar shijen e golit në derbi sezonin e shkuar. “Xholi” i Partizanit ka shënuar edhe gola të tjerë të rëndësishëm vjet, kurse këtë sezon akoma nuk po e gjen dot rrugën e rrjetës. Nuk është dramë, duke parë që edhe më i tërhequr. Gjithsesi ka provuar dhe në ndonjë moment ka qenë i pafat, siç ndodhi me Kukësin kur goditi shtyllën.

MUNGESA E GOLIT – “Realisht vjet golin e parë e kam shënuar në derbi. Nga ai gol çdo gjë mori për mbarë për mua dhe për të gjithë. Këtë vit shanset nuk i kam shfrytëzuar dhe skema nuk është se më ka krijuar mundësinë të jem shumë afër portës. Për mua nuk ka shumë problem nëse shënoj apo jo. Rëndësi ka që të fitojë ekipi. Do doje që këtë herë të ishte më afër portës? Ta shohim. Nuk e kemi vendosur ende, por besoj që po. Trajneri e di pozicionin tim, ai e vendos se ku luaj. Për mua nuk ëshët problem ku luaj, thjesht mundohem të jap më të mirën për ekipin. Unë vrasës i ekipeve të mëdha? Shpresoj, kam ndjenjën që po. Nuk i dihet, unë atë dua”.

TRIUMFI NË DERBI – “Nga ana psikologjike derbi kur e fiton të çon moralisht, të jep energji dhe motivim shumë më të madh për vazhdimësinë. Po e fituam gjërat do ndryshojnë për mirë”, shtoi mesfushori i “demave të kuq”.

ATMOSFERA – “Çunat gjithë javës kanë qenë të qetë. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë, kemi punuar të qetë.  E kemi  përgatitur ndeshjen. Derbi të motivon vetë. Impenjimi ka qenë shumë i lartë dhe mezi poi e presim ndeshjen”.

KUSH E VENDOS DERBIN – “Për mendimin tim, pjesa sulmuese ose mbrojtëse. Çinari, Asani, Solomon, unë, ose edhe Belica apo Bitri”

BATHA KUNDËRSHTAR – “Edhe vjet kam luajtur kundër, kur ishte te Flamurtari. Do jetë ndjenjë e mirë, si dhe motivim për mua dhe atë që të tregojmë më të mirën. Të dy kemi qeft ë fitojmë skuadrat tona. Uroj të fitojë ai që e do më shumë dhe lufton më shumë. Kë do i hiqnit Tiranës? Nuk e di, ndoshta Michael Ngoo”.

TIFOZËT – “I duam, pasi janë mbështetja jonë. Në minutat kur ndihemi më të lodhur, kur dëgjojmë ata marrim energji shtesë. Shpresojmë t’i kënaqim me lojë dhe rezultate. Ata besoj se do e bëjnë punën e tyre dhe do vijnë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!