Partizani do të përballet ditën e nesërme me Egnatian në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania”. Në këtë takim demat do të kërkojnë 3 pikëshin e parë në këtë sezon, kundër ekipit surprizë të Egnatias.
Së bashku me zëvendës trajnerin Ronaldo Kalari, i pranishëm ishte edhe Esat Mala.
Mesfushori i kuq tregon se skuadra ka një ngërc psikologjik që nuk arrin të marri rezultate gjatë këtyre ndeshjeve, dhe shpreson që sa më shpejt të kalojnë këtë situatë. I pyetur për ecurinë negative, Kalari shprehet se futbolli gjithmonë ka të papritura.
“U bënë disa ndeshje që nuk po fitojmë dhe kjo gjë na mërzit shumë, sepse ne duam maksimumin në çdo ndeshje. Ka një lloj ngërçi në aspektin psikologjik te lojtarët dhe po punojmë të gjithë që të kalojmë sa më shpejt këtë ngërç, shpresojmë ndeshjen e nesërme, të marrim trepikëshin e parë.
Duhet të jemi më cinikë para portës dhe të shfrytëzojmë rastet. Jo nuk e kisha menduar një ecuri të tillë, por futbolli ka të papritura. Objektivat e Partizanit dihen, të jetë gjithmonë në krye të renditjes. Shpresoj që të kthehemi sa më shpejt aty ku na takon.
Mund të rikuperojmë se është vetëm fillimi. Egnatia është një ekip kompakt që e vlerësojmë shumë. Do të luajmë si të barabartë dhe do të mundohemi të marrim fitoren”, deklaroi Esat Mala. /f.a/abcnews.al