Italiani, Jannik Sinner bëri surprizën në Kinë, në turneun e Beijingut dhe eleminon në gjysmë-finale, supertalentin spanjoll, Carlos Alcaraz edhe pse ky i fundit e nisi sfidën si favoriti kryesor, sërish 20-vjeçari mundi të kalonte italianin që e mposhti në dy sete me shifrat 7-6 dhe 1-6 në një orë e 57 minuta.
Sinner konfirmohet si një nga rivalët më të mëdhenj të Alcaraz duke qenë se në tetë përballjet totale mes tyre, ia ka dalë të fitojë katër, në krahun tjetër “numri 2” i botës vijon të “ngecë” në gjysmëfinale, ashtu si në US Open dhe mbetet sërish pa titull, edhe pse këtë herë bëhet fjalë për një turne ATP 500.
Nga ana tjetër, Sinner do të kërkojë triumfin në finale përballë rusit Danil Medvedev, teksa pas fitores me Alcaraz, Sinner siguroi edhe ngjitjen në vendin e katërt në renditjen botërore, duke regjistruar kështu renditjes më të lartë për një tenist italian. /i.m /abcnews.al