“Makineria” Haaland nuk di të ndalet, “vikingu” gjithnjë e më afër “Topit të Artë”

schedule18:33 - 27 Prill, 2023

schedule 18:33 - 27 Prill, 2023

Shumë tifozë, opinionistë dhe analistë të futbollit po e krahasojnë Erling Haaland me Thor (perëndi nordike, në kohën e vikingëve), pasi sulmuesi norvegjez i lëshoi ​​flokët pas golit të katërt të Cityt në fitoren 4-1 përballë Arsenalit, megjithatë ky krahasim, nuk vjen vetëm për pamjen e jashtme.

Haaland shënoi mbrëmjen e djeshme golin e tij të 33-të të sezonit në Premier League dhe e përfundoi ndeshjen kundër Arsenalit me 1 gol dhe 1 asistim, duke kaluar kështu rekordin e Premier League (pas formatit të ri me 38 ndeshje) të Mohamed Salah, me “faraonin” që kishte shënuar plot 32 gola në sezonin 2017-2018.

Deri më tani, në sezonin e tij të parë me “qytetarët”, “bomberi viking” ka gjetur plot 49 herë rrugën e rrjetës, teksa ka shënuar 33 gola në Premier League, 12 në Champions League, 3 gola në FA Cup dhe 1 në EFL Cup (Carabao Cup).

Mirëpo, tashmë mbetet gjithçka në “dorën” e skuadrës, pasi në rast se City arrin të sigurojë tripletën e famshme këtë sezon, Haaland do të meritonte më shumë se kushdo tjetër të ishte fituesi i Topit të Artë 2023. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!