Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi në makinën e tij u gjetën disa emigrantë të paligjshëm nga Maroku, të cilët ai po i transportonte.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se 44 vjeç me inicialet G.M, është arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Korçë-Librazhd, me automjetin tip “Benz” po transportonte 4 shtetas maroken nga Korça në drejtim të Tiranës.
Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta. /abcnews.al