Një aksident i rëndë me katër viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në Bari.
Në aksident janë përfshirë dy makina, një Renault Scenic dhe një Opel Corsa të cilat janë përplasur kokë më kokë. Katër viktimat ishin në bordin e automjetit Opel, i cili përfundoi përtej rrugës.
Zjarrfikësit që kanë ndërhyrë në vendngjarje kanë nxjerrë edhe dy persona të plagosur rëndë nga mjetet e shkatërruara, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur.
Sipas mediave mësohet se 4 viktimat ishin të gjithë të moshës nga 16 deri në 27 vjeç. Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës provinciale 231 midis Modugno dhe Bitonto, në drejtim të veriut. Dy të plagosurit janë të dy të shtruar në spital, në gjendje të rëndë për veten./abcnews.al