Makinat pa shofer, Hyundai dhe Kia nuk bashkohen me Apple

schedule22:25 - 8 Shkurt, 2021

schedule 22:25 - 8 Shkurt, 2021

Hyundai dhe Kia kanë deklaruar se nuk janë në bisedime me Apple për të zhvilluar makinat pa shofer.

“Nuk do të bisedojmë me Apple për të zhvilluar makinat pa shofer”, ka thënë Hyundai në një komunikatë.

Gjithashtu në të thuhet se kjo Hyndai ka marrë disa kërkesa nga shumë kompani të tjera që i kanë propozuar zhvillimin e makinave elektrike pa shofer, por nuk është marrë ende ndonjë vendim.

Ndërsa sipas CNN, Kia që është në pronësi të Hyundai i është referuar komunikatës së kësaj të fundit.

Muajin e kaluar, ishte raportuar se Hyundai është në diskutime me krijuesin e iPhone që të zhvillojë makinat elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!