Nga Xhensila Kodra,
Një nga krimet që kanë zbulueshmerinë më të ulët është vjedhja e makinave. Të dhënat e siguruara nga ABC tregojnë se identifikimi i autorëve për vjedhjen e makinave është një veprat më pak të zbuluara nga hetuesit.
Nga janari deri në nëntor të 2020, në qarkun e Tiranës janë kryer 49 denoncime nga personat që u është vjedhur apo grabitur automjeti. Janë zbuluar vetëm 9 prej tyre me 7 persona të identifikuar si autorë. Nga këta, 4 janë arrestuar, dy janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Duke e krahasuar me vitin 2019, numri i vjedhjeve të makinave është ulur. Kjo, sipas burimeve të policisë, edhe për faktin se për muaj me radhë vendi ynë u izolua nga pandemia e Covid.
Gjatë vitin 2019 u denoncuan 108 vjedhje automjetesh, nga të cilat u zbuluan vetëm 21 prej tyre me 30 persona të identifikuar si autorë.
Hetimet kanë zbuluar se shumë makina të vjedhura përdoren në ngjarje të rënda kriminale. Pas realizimit të qëllimeve, autorët i kanë djegur në zona pa lëvizje qytetarësh./abcnews.al