Paralajmërimi i Komisionit Europian se do të nis një hetim kundër subvencioneve për makinat elektrike me kosto të ulët që vijnë nga Kina pritet të nxisin tensionet mes Unionit dhe Pekinit, shkruan CNN.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen njoftoi një ditë më parë se sektori i automjeteve elektrike është një industri thelbësore për ekonominë e pastër, me një potencial të madh për Europën.
Por sipas saj tregjet globale janë të përmbytura me makina elektrike më të lira kineze. Ajo theksoi se çmimi i tyre mbahet artificialisht i ulët nga subvencionet e mëdha shtetërore.
“Europa është e hapur për konkurrencë, por ne duhet të mbrohemi kundër praktikave të padrejta.” Deklaroi usrusla von der leyen para deputeteve.
Njoftimi i papritur shënon një përshkallëzim të rëndësishëm në marrëdhëniet BE-Kinë dhe përfaqëson një fitore për Francën, e cila kishte shtyrë për nisjen e hetimit.
Gjatë fjalimit të saj, von der Leyen tërhoqi një paralele midis asaj që ndodhi në të kaluarën me industrinë diellore evropiane dhe asaj që mund të ndodhë në të ardhmen me industrinë europiane të makinave, të cilat të dyja përballen me konkurrencë të madhe nga homologët e tyre kinezë.
/abcnews.al