Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Librazhd, ku një makinë ka përfunduar në brendësi të një lokali anë rrugës.
Abcnews.al mëson se makina po transportonte një fëmijë të sëmurë drejt spitalit të Përrenjasit. Nga shpejtësia e madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit duke bërë që makina të përfundojë në një lokal në rrugë.
Nga përplasja është dëmtuar një grua, e cila është pronarja e biznesit./abcnews.al