Makina që po udhëtonin ra në përrua, dy familjarët: Përjetuam tmerr, policia u vonua

schedule10:45 - 13 Tetor, 2020

schedule 10:45 - 13 Tetor, 2020

Dy anëtarë të një familje shpëtuan mrekullisht mëngjesin e  sotëm, pasi makina me të cilën po lëviznin u fundos në një përrua,  në aksin Librazhd-Përrenjas.

Ngjarja ka ndodhur në Pishkash në zonën e njohur si “Tre urat”.

Në automjet po udhëtonte Hysen Skordhja dhe nusja e djalit të tij, Marjana Iljasllari, të cilët ishin nisur drejt Greqisë. Ka qenë kryefamiljari që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë edhe nusen e djalit.

Ata kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar. “Po vija nga Tirana, te kjo kthesa më rrëshkiti makina dhe rashë në ujë. Shpëtova se dola isha vetë i dyti. Me zor nxora personin që kisha me vete”, shprehet për gazetarin Agim Blloshmi, Hysen Skordhja.

Ndërsa nusja e djalit të tij thotë se policia u vonua dhe se është tmerruar nga ajo që ka ndodhur.

LEXO EDHE: Makina fundoset në përrua në aksin Librazhd-Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht dy familjarët

Nuk kam fjalë për me fol. Jam e tmerruar. Policia e Shtetit erdhi pas një sahati, a lanë aty në rrugë. Tmerrin që kam parë sot se kam parë ndonjëherë në jetën time. Ke i shpëtuar të dy për fije të flokut”, thotë ajo.

Dy familjarët u dërguan fillimisht në spital për të marrë ndihë mjekësore, ndërsa pritet që të bëhet nxjerrja e automjetit të tyre nga pellgu me ujë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!