Pesë persona, përfshirë dy fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një lokal në një qytet të njohur rural dhe turistik australian, kur një makinë përplasi klientët.
That's not what we mean at all. @katrinanicri
We are stating the obvious or indisputable truth. There must be a a solid measure around to protect lives, who knows? No one is stopping you. What we've seen in Daylesford is a wake up call, as usual, sleep is easy, waking up… https://t.co/jcQndvW4cC pic.twitter.com/rBDRbTBufM— RightMeansCorrect (@rightiscorrectZ) November 6, 2023
Sipas oficerit të policisë Shane Patton, makina kaloi në trotuar dhe më pas u fut në një zonë me bar jashtë hotelit dhe Pub Royal Daylesford. Në atë kohë “ishin një numër i madh njerëzish, të ulur në tavolina. Automjeti u përplas me tavolina dhe njerëz”, shtoi Patton.
Shkaqet dhe rrethanat e sakta të tragjedisë nuk janë zbardhur. Shoferi 66-vjeçar është dërguar në spital, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai iu nënshtrua testit të alkoholit, por në trupin e tij nuk u gjet alkool.
/abcnews.al