Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Durrës. Policia bën me dije se mjeti i drejtuar nga 20 vjeçarja R.K ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka mbetur e plagosur 20-vjeçarja R.K dhe pasagjeri L.K, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Abcnews.al/