Makina përplaset me shtyllën elektrike dhe përfundon në murin e një banese në Berat

schedule20:18 - 14 Janar, 2021

schedule 20:18 - 14 Janar, 2021

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në By Pass-in e ri të Beratit. Abcnews.al mëson se një automjet tip Mercedes Benz ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike, duke kapërcyer edhe trotuarin. Nga përplasja e fortë mjeti ka përfunduar në murin e një banese.

Si pasojë e përplasjes,automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, 58 vjeç ka shpëtuar mrekullisht dhe ka dalë pa lëndime nga makina.

Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të gjithë aksit të rrugës dhe për të riparuar defektin në zonë kanë shkuar një ekip elektriçistësh të OSHEE-së.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po këqyrin zonën për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Burime të ekspertëve rrugorë në vendngjarje konfirmojnë se, nga hetimet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar 58-vjeçari dhe lagështira në rrugë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!