Një aksident mes një motori dhe një automjeti është regjistruar rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë.
Njoftohet se një automjet tip “Fiat”, me drejtues Y. K, u përplas me motorin që drejtohej nga B. N.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. s.b/abcnews.al/

