Dy ushtarë izraelitë mbetën të plagosur si pasoje e një sulmi me makinë kundër një postblloku në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite, duke theksuar se autori ishte “neutralizuar”.
“Ushtarët në vendngjarje qëlluan dhe neutralizuan sulmuesin”, tha ushtria në një deklaratë, duke theksuar se dy të plagosurit u dërguan në spital.
Sulmi erdhi disa orë pasi dy palestinezë të armatosur hapën zjarr ndaj civilëve që prisnin në një stacion autobusi në Jerusalem, duke vrarë tre izraelitë dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Dy autorët, dy vëllezër nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar, u vranë nga ushtarët.
/abcnews.al