Një 47 vjeçar është plagosur mbrëmjen e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit, ku një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç.
Ndërkohë i plagosuri bëhet me dije se ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policies./abcnews.al