Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Balldrenit”. Burime bëjnë me dije për ABC se një automjet tip Benz është përplasur me një motor i cili drejtohej nga 62-vjeçari i identifikuar si Preng Lazri.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar ky i fundit dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj./mv.abcnews.al