Një 65 vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç.
Burime për Abc News bëjnë me dije se si pasoje e plagëve të marra, drejtuesi i motorit Pashk Perkola ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç,Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./abcnews.al