Një person është plagosur paraditen e kësaj të enjteje si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Kombinat në Tiranë.
Informacionete bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar që ka bërë automjeti.
Ndërkohë i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje kritike në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Tiranë / Informacion paraprak
Sot, më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/abcnews.al