Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tepelenë në lagjen “Selam Musai.
Mjeti i drejtuar nga H.Xh 31-vjeç ka përplasur të moshuarën Z.Rr rreth 71-vjeçe. E moshuara është dërguar menjëherë për ndihmë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi:
Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/Abcnews.al/