Makina përplas 5 persona jashtë një klubi nate në Birmingham, policia: Po hetohet si një sulm i synuar

schedule16:20 - 4 Tetor, 2024

schedule 16:20 - 4 Tetor, 2024

Pesë persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur u përplasën nga një makinë në orët e para të së premtes në Birmingham, ndërsa ata ishin jashtë një klubi nate të njohur në zonë.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje pak pas orës 03:00 dhe gjetën pesë të plagosur, ku njëri prej tyre pësoi lëndime të shumta dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka arrestuar një burrë dhe është ende në kërkim të drejtuesit së makinës, sipas autoriteteve. Sipas vlerësimeve të policisë, drejtuesi i mjetit ka përplasur me dashje këmbësorët.

“Ne po e trajtojmë këtë incident si një sulm të synuar dhe po shtojmë patrullimet tona në zonë sot”, tha zëdhënësi i Policisë lokale./abcnews.al