Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përfundon në kanal, një i lënduar në Pogradec

schedule13:53 - 9 Shkurt, 2022

schedule 13:53 - 9 Shkurt, 2022

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Vërdovë në Pogradec.  Një mjet nga dalë nga rruga, ndërsa ka mbetur i lënduar një person.

Nga pamjet shihet se mjeti ka përfunduar në një kanal. Burime për gazetarin e ABC, Roland Beqiraj bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në aksin dytësor që lidh Pogradecin me fshatin Vërdovë.

Policia ende nuk ka sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Banoret e zonës janë shprehur se ndihen të rrezikuar nga qarkullimi i mjeteve që lëvizin me shpejtësi në këtë segment rrugor, që është pjesë e unazës se qytetit që përshkon fshatin Vërdovë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!