LEZHË – Eduard Grishaj 55 vjeç, humbi jetë në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme teksa makina e tij u përplas me një kamion pranë kryqëzimit të Dajçit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
ABC ka siguruar foton e viktimës, i cili udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit. Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku makina e Grishaj është shtypur e gjitha dhe ka përfunduar poshtë një kamioni. ABC mëson se kamioni po dilte nga superstrada në një rrugë dytësore për në fshatin Dajç, ku autovetura ka goditur në pjesën e fundit kamionin dhe është futur poshtë tij duke u bërë “petë”.


