Dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Spanjë.
Mediat e huaja shkruajnë se viktimat e këtij aksidenti janë të moshës 72 dhe 81 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të Madritit , ku menjëherë pas përplasjes shoferi është përpjekur që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Incidente grave en Paseo de Extremadura, #Latina.
Durante una persecución de @guardiacivil, se produce doble atropello, con 2 víctimas mortales. @SAMUR_PC confirma su fallecimiento.
Además se ha atendido a otras 5 personas leves.@policiademadrid corta el tráfico en la zona. pic.twitter.com/lz0v9Aerx0
— Emergencias Madrid (@EmergenciasMad) April 27, 2023
Nga hetimet e deri tanishme nuk dyshohet se ka lidhje me ndonjë sulm terrorist. Burimet shpjeguan se burri po shkonte me shpejtësi në autostradë, ndërsa policia ishte në ndjekje të nxehtë, përpara se të ikte.
Një dëshmitar tha se makina iu shmang disa automjeteve në rrugën e këmbësorëve Paseo de Extremadura përpara se të godiste viktimat. /abcnews.al