Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela, ndëkohë nga incidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti në mjet.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftim policie
Me datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./abcnews.al/