Makina me dizajnin më të mirë, FIAT 500 i ri fiton çmimin e rëndësishëm

schedule11:45 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:45 - 14 Tetor, 2020

Modeli i ri elektrik i FCA ka fituar një nga çmimet më të rëndësishme në botën e dizajnit industrial, “Red Dot 2020”,

Çmimi u vendos nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga 21 ekspertë të lartë botërorë të dizajnit.

Ky çmim u dha me meritën për “dizajn të jashtëzakonshëm, unik dhe tiparin që duhet të dallohet në lidhje me konkurrentët”.

FIAT 500 debutoi në makinat elektrike në mars të vitit 2020.

Makina ruan energjinë elektrike në një bateri litium-jon me një kapacitet prej 42 kWh, dhe mundësohet nga një motor elektrik prej 120 kuaj fuqi (88 kW), i cili lejon përshpejtimin nga 0 në 100 km / orë në 9 sekonda, ndërsa 0-50 km / h arrin vetëm 3,1 sekonda. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!