Gjykata e Elbasanit, miraton kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për dënimin e Elton Kilës. Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrimit të disa pasurive në emër të tij dhe familjarëve.
Elton Kila u dënua vite më parë në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, vendim që u njoh në Shqipëri.
Në Shqipëri ai u hetua për krim ekonomik për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” lidhur me dënimin në shtetin italian.
Duket se ai u shpall fajtor për këtë akt, kështu që Gjykata miratoi kërkesën e Prokurorisë. Disa kohë më parë, Elton Kilës i janë djegur disa makina luksoze në stacionin e tij të shërbimit.
Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit”
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan miratoi sot kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Elton Kila u dënua me 5 vjet burg, pasi mori një dënim të reduktuar për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrimit të disa pasurive në emër të tij dhe familjes së tij.”
Pasuritë e sekuestruara:
Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, për sekuestro preventive për pasuritë:
- Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan
- Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan
- Një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.
- Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.
-Elton Kila
/abcnews.al/