Makina inteligjente iu del në rrugë shoferëve, lumë gjobash në pak orë në dy akset kryesore

schedule23:34 - 1 Nëntor, 2021

schedule 23:34 - 1 Nëntor, 2021

Mbrëmjen e sotme policia është vendosur në rrugët Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan duke monitoruar shkeljet e shoferëve me makinën inteligjente. Gjatë kontrolleve, janë konstatuar 219 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 120 deri në 148 km/h në kulmin e trafikut të automjeteve. Nga verifikimet ka rezultuar se 21 prej tyre kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi 30 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit.

“Gjatë verifikimit nga operatorët e qarkullimit rrugor rezultoi se 21 drejtues ishin me shpejtësi mbi 30 km/h më shumë se tabela e lejuar, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit; 88 drejtues mjetesh, krahas shpejtësisë jo më shumë 30 km/h mbi normën e lejuar, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetit; 56 drejtues mjetesh ishin pa vendosur rripin e sigurimit, krahas shpejtësisë, ndërsa 34 të tjerë kishin kryer tri shkelje, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit”, njofton policia.

Ajo u bën thirrje shoferëve dhe këmbësorëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.  Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes maksimal, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm”, apelon policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!