Një prind nga Prishtina ka rrëfyer se si sot vajza e tij 6-vjeçare është goditur nga një makinë mes sheshit “Nëna Tereza”, ku është e ndaluar lëvizja e mjeteve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një drejtues mjeti me një makinë të tipit BMW pasi e goditi vajzën e tij, iku nga vendi i ngjarjes dhe siç thotë ai ende nuk është arrestuar nga policia.
Ai thotë se vajza ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.